Më shumë se 2.2 milionë persona hodhën votat e tyre në të gjithë Katalonjën në referendumin e së dielës, me një shumicë dërrmuese që zgjodhi pavarësinë nga Spanja.

Por Madridi dërgoi Gardën Civile për të penguar qytetarët të votonin, dhe mes përleshjeve  u plagosën pothuajse 900 qytetarë.

Dkë marrë shkas nga bilanci tragjik, kreu rajonal i Katalonjës, Carles Puigdemont, i ka kërkuar Spanjës kërkon heqjen e të gjithë policisë kombëtare nga rajoni.

Policia spanjoloë nisi një goditje të fuqishme ndaj votuesve dhe administratorëve të qendrave të votimit gjatë të dielën.

Puigdemont tha se rezultati i së dielës është i detyrueshëm. Rreth 90 për qind e votuesve zgjodhën pavarësinë e Katalonjës.

Kreu katalonas gjithashtu deklaroi se nuk kishte asnjë kontakt me qeverinë spanjolle, shkruan syri.net. Ai ka thënë se Katalonia do të krijojë një komision të posaçëm për të hetuar pretendimet e abuzimit nga policia spanjolle gjatë votimit.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Gjermanisë Sigmar Gabriel ka bërë thirrje për një dialog urgjent midis Katalonjës dhe Spanjës, duke thënë se ishte jetike parandalimi ngjarjet të tjera të ngashme

“Imazhet që na arritën dje nga Spanja tregojnë se sa e rëndësishme është të ndërpresësh spiralin e përshkallëzimit”, tha Gabriel në një deklaratë.