Një 63-vjeçare ka kërkuar një njohje përmes emisionit “Aldo Morning Show”. Dushi nga Berati tha se ka shumë dëshirë të martohet, por nipi e kërcënon duke i thënë se nëse martohet do ta vrasë.

“Jam Dushi nga Berati. Jam 63 vjeç dhe kërkoj një lidhje. Jam e ve prej 15 vitesh. Kalamajtë i kam të martuar, unë jetoj vetëm, kam një qen. Kam punuar në një ndërmarrje. Unë kam shumë dëshirë të martohem, por kam një nip në Fushë Krujë që s’më le të martohem, më thotë do të vras, ai është 33 vjeç. Bledi është i martuar ka një vajzë. Unë kam nevojë të as me një njeri”, tha Dushi.