Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur për deklaratën e ambasadorit amerikan Lu, se në Shqipëri, 4 kane kriminale kontrollojë krimin.

I pyetur: “Dini diçka më shumë për këto 20 familje dhe 4 klane të përmendura nga ambasadori Lu”, në emisionin Top Story, Basha u përgjigj:

Ambasadori nuk ka thënë diçka të re. Ai ka përsëritur ato që ka thënë Departamenti i Shtetit dhe vetë ka cituar raportin e DASH, të cilin edhe në seancat e kaluara parlamentare e kam cituar për të hedhur poshtë një përpjekje të mjerë të Kryeministrit që këto janë shpifje të opozitës. DASH e ka thënë qartë, që Shqipëria është sot bazë e krimit të organizuar. Ambasadori ka lexuar këtë raport dhe ka përsëritur thirrjen që qeveria t’i shpallë luftë krimit. Kjo nuk është çështje policësh të korruptuar, por politikanësh të lidhur me krimin, ndaj t’i kërkosh Edi Ramës të luftojë krimin është njësoj si t’i kërkosh të luftojë vetveten.