Ka shumë arsye për të bërë komplimenta. A nuk ndihesh mirë kur merr një kompliment? Pse mos ta shpërndash këtë kënaqësi dhe te të tjerët? Duhen vetëm pak sekonda për ta bërë tjetrin të ndihet mirë. Ja disa arsye:

1. Është e këndshme dhe një mënyrë e lehtë për të “thyer” akullin

A do të lësh një përshtypje të mirë te një person të cilin do ta bësh mik? Nuk ka asgjë më mirë sesa  ti thuash që më pëlqen stili yt apo mënyra sesi sillesh.

2. I bën njerëzit e tjerë të ndihen mirë

Padyshim i bën. Cdokush do që ta dijë që ka shije në të veshur apo që ka një sjellje shumë të kulturuar. Ti mund t’jua japësh këtë ndjesi njerëzve thjesht duke i dhënë atyre një kompliment.

3. Të bën ty të ndihesh mirë

Mund ta bësh ditën e tjetrit më të mirë thjesht duke i dhënë një kompliment, por padyshim të bën dhe ty të ndihesh mirë kur sheh që të tjerët janë të lumtur për shkakun tënd.

4. Sa më shumë jep aq më shumë merr

Nësë bëhesh një person që jep komplimente edhe komplimentet për ty do të vijnë.