Austriakët u janë drejtuar sot kutive të votimit ndërkohë që kandidati më i favorizuar i zgjedhjeve të përgjithshme duket se është dhe ministri i jashtëm konservator, Sebastian Kurz.

Ai është vetëm 31 vjeç dhe mund të bëhet një nga liderët më të fuqishëm të Evropës.

Sebastian Kurz u bë një emër i njohur për politikën kombëtare e ndërkombëtare në vitin 2013, kur vetëm 27 vjeç u bë ministri i jashtëm i Austrisë

Ai tërhoqi vëmendjen e mbarë botës pas fotografive me homologët e tij, duke përfshirë Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry dhe ministrin iranian Javad Zarif.

Megjithëse e vogël , me një popullsi sa ajo e Londrës, Austria është përpara vendeve si Britania e Madhe, Gjermania dhe Kanadaja sipas Bankës Botërore.

Në të vërtetë, Vjena ka kryesuar anketën e cilësisë së jetesës që nga viti 2010.
Kurz ka mbrojtur rolin e tij në bisedimet e rëndësishme të marrëveshjes me Iranit, një raund i të cilave u mbajtën në Vjenë

Tani, Kurz mund të bëhet bërë kancelari i vendit të tij të pasur dhe të fuqishëm në një moshë kaq të re,  një qëllim që duket se ka gjithnjë e më shumë gjasa për të arritur.
Kurz  mori pushtetin e Partisë së tij (ÖVP) dhe vendosi për zgjedhje të menjëhershme në tetor (të cilat u miratuan më pas nga parlamenti).

Kurz gjithashtu ka shkaktuar debate me disa nga pozicionet e tij politike, të tilla si thirrjet për të forcuar kufijtë e jashtëm të BE-së dhe për t’i dhënë fund shpëtimit të refugjatëve në Mesdhe nga OJQ-të, duke nxitur gazetat  gjermane ta akuzonin politikanin se është “zemërgur” dhe i pandjeshëm.