Tre kandidatët për kryetar komune të Zhelinës, Blerim Sejdiu i Lëvizjes BESA, Reshat Aliu nga ASH-ja dhe Sali Ajdini nga PDSH-ja sonte në debatin e tyre në TV2 akuzuan kryetarin aktual Fatmir Izarin për shitjen e tokës për ndërtim në rrugën Zhelinë-Debërc.

Tre kandidatët që pretendojnë të jenë kryetar komune janë kundër zhvillimit ekonomik të komunës së Zhelinës dhe kundër përparimit të kompanive shqiptare.

Kandidati i BESËS i i cili vazhdon të tregojë mos njohurinë e tij për të qeverisur me komunën tha se toka do ti kthehet bashkësisë lokale që sipas tij mund të prishen edhe fabrikat që janë ndërtuar në këtë zonë.

Siç mësohet Komuna e Zhelinës ka dhënë mbi 20 leje ndërtimi për fabrika në zonën ku sot komuna mburret me këto investime dhe llogaritet si komunë e parë që ka më shumë objekte afariste.

Nga ana tjetër kryetari aktual ju mbajti leksione juridike kandidatëve në debat, duke ju treguar edhe mënyrën e shitjes në formë ligjore, transparente dhe gjithçka sipas rregullave për shitje të tokës e cila është në pronë të komunës së Zhelinës.