Një adoleshent ka vdekur pasi u shtyp nga një peshë prej 98 kg në një palestër.

Ben Shaw, 15-vjeçar, pësoi lëndime serioze të mërkurën, por tani vdekja e tij është konfirmuar nga klubi sportiv, në mediat sociale.

Aksidenti ndodhi në palestrën Pine Rivers PCYC në Brisbane të Australisë. Palestra tani është duke u hetuar.

Garry Humphries nga kjo palestër tha se fjalët nuk ishin të mjaftueshme për të përshkruar trishtimin që ndjenin për familjen e të ndjeri, shkruan Mirror, transmeton KlanKosova.

“Ne jemi jashtëzakonisht të pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Ben Shaw, lutjet tona shkojnë tek familja dhe miqtë e tij në këtë kohë të vështirë”, tha ai për mediat lokale.

Ben ishte një sportit i mirë dhe ishte pjesëtar i një ekipi të Rugby.