Mbappe është fitues i çmimit “Golden Boy” për vitin 2017.

E përditshmja italiane, “Tuttosport” ka njoftuar sot se sulmuesi francez i PSG-së, Kylian Mbappe ka fituar çmimin për lojtarin e ri më të mirë në botë “Golden Boy”, transmeton Gazeta Express.

Francezi deri të ky çmim erdhi pas paraqitjeve fantastike me Monacon sezonin e kaluar dhe me PSG-në në fillim të këtij sezoni.

Ai ndihmoi Monacon që të fitonte titullin e Ligue 1 në Francë dhe ta dërgonte skuadrën deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Në garë për këtë çmim, Mbappe ka mposhtur sulmuesin e Barcelonës, Ousmaen Dembele dhe atë të Manchester Unitedit, Marcus Rashford.

Më poshtë keni 15 fituesit e fundit të çmimit “Golden Boy” dhe në mesin e tyre normalisht se është edhe pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi.