Një modele 14-vjeçare ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Rusi. Vlada Dzyuba nga Rusia ka vdekur pasi ka sfiluar pa ndërprerje për 12 orë rresht në pasarelën e SHangait raporton The Sun.

Vajza, sipas mediave ruse, vuante nga meningjiti kronik, por i ishte nënshtruar një kontrate strikte dhe kishte frikë të kërkonte asistencë mjekësore.
Zyrtarisht ajo duhet të punonte vetëm 3 orë në javë, por duket se orari shkonte përtej çdo parashikimi.

Para se të bënte parakalimin e radhës në pasarelë ajo pati temperaturë të lartë dhe pak minuta më vonë i ra të fikët.Ambulanca ndërhyri menjëherë, por vajza vdiq pas dy ditësh në gjendje kome. Shkaku paraprak i vdekjes mendohet të jetë meningjiti i rënduar nga një lodhje e tejskajshme.