Të pjekura apo të ziera, gështenjat janë mbretëresha e tavolinës së vjeshtës. Tepër të shijshme dhe super energjike, janë kurë shumë e mirë për shëndetin tonë

Konsumoni gështenja jo vetëm pse janë frutë i stinës së vjeshtës, por sepse janë të pasura me vitamina, minerale dhe i bëjnë shumë mirë lëkurës dhe shëndetit të zemrës. Të pjekura apo të ziera, gështenjat janë mbretëresha e tavolinës së vjeshtës. Tepër të shijshme dhe super energjike, janë kurë shumë e mirë për shëndetin tonë. Në fakt cilësohet si frutë jo i zakonshëm, siç shpjegojnë nutricionistët, gështenja në krahasim me frutat e tjera përmban ujë në sasi më të paktë, mirëpo mund të konsiderohet “minierë ari” për përmbajtjen e lartë të mineraleve, sikurse janë hekuri, kalciumi, kaliumi, bakri, mangani. Po kështu është burim i mirë i vitaminave në veçanti i vitaminës E, C, K dhe vitaminave të grupit B, shumë të domosdoshme për funksionimin e organizmit. Ndaj dhe ne po ju listojmë 10 arsye pse konsumimi i gështenjës ju bën shumë mirë për shëndetin.