Mbi dy javë pas uraganit Irma, Porto Riko vijon ende të mbetet në mëshirë të fatit, teksa mbi gjysma e popullsisë po vuan për ujë të pijshëm.

Treçereku i spitaleve të vendit nuk ka energji elektrike, ndërsa dëmet në prona të shkaktuara nga uragani kapin shifra prej miliarda dollarësh.

STATUSI:

Mirdita dhe pershendetje te gjitheve !
E di qe se bashku kaluam disa dite te veshtira per shkak te komunikimit dhe situates se paparashikuar qe u krijua.

Per te gjithe ato qe nuk do e lexojne deri ne fund ditarin e kesaj periudhe te mbushur me ankth, po i falenderoj nga zemra per suportin dhe dashurine qe treguan gjate diteve te veshtira te hurricanit Maria !

Kur te stabilizohem me mire me internet do te gjej mundesine qe t’ju kthej pergjigje dhe te lidhem me te gjithe…..

Ne fund te shkrimit do te keni edhe disa sugjerime se si mund te perballeni me veshtiresi te kesaj natyre….
Ju faleminderit !

Yauco, Puerto Rico

Dita e pare, e merkure, 20 Shtator 2017
Per darke u mblodhem nga shtepia jone, disa student dhe grupi i mjekeve intern te spitalit. Pasi hengrem darke, pime nga nje gote vere, beme muhabet dhe sipas stilit te karaibeve e mbyllem me karaoke. E kuptuam qe avash avash momenti i veshtire po afronte. Ne fillim iken dritat dhe pastaj interneti. Diku nga ora 12:30 u shtriva te fle, pasi i dergova prinderve nje video qe shpresoj te mos e kene hedhur online 😉
Nga ora 2 e nates filloj te degjohej era e cila filloj ta rrise intensitetin gradualisht. Ne ora 5 degjoj deren e dhomes qe troket dhe shokun qe me therret: ” Ardi, wake up! She is here” U zgjova dhe thashe me vehte: “beje Zot hajer, kush na paska ardhur qe pa gdhire mire”…. 🙂 . Por ai e kishte fjalen per ate, hurricanin Maria.
Nga ballkoni pashe nje ere normale te shoqeruar nga nje shi normal vjeshte qe po binte. Gjithsesi nga ai moment s’kishte me gjume. Po pinim kafe, shikonim shiun dhe i vetmi merak ishte qe s’mund te lidheshim me familjet, une ne Florida dhe shoku im ne Teksas…
Pasi kaloj pak kohe, shokut tim i filloj nje alergji me te teshtitura (ndoshta nga hurricani 🙂 ). E keshillova te merrte nje tablet Benadryl dhe nga ai moment e mbrapa shumicen e kohes e kaloj ne gjume. Zgjohej, hante dicka, hapte pak deren e ballkonit si per ta “shijuar” me mire hurricanin dhe flinte perseri. Ndersa une mora nje liber dhe vendosa ta percjell hurrikanin mbas kesaj dritareje per 12 ore me rradhe deri ne ora 8 te darkes.
Nga ora ne ore intensiteti i eres dhe i shiut rritej. Gradualisht fillova te ndaj edhe zhurmat. Kishte dy lloj fishkellimash, ajo qe vinte nga brenda shtepise, nga ndonje vrime dritareje ose nga poshte deres qe ishte me e paster dhe me nje tonalitet me te larte dhe fishkellima e jashtme qe ishte me e mbytur. Ajo pastaj qe te ” merrte mendt” ishte uturima e eres qe nuk pushonte, nganjehere bile duhej te hapje gojen qe te ballancoje presionet me veshin e mesem se dukej sikur po te hynte ne tru. Po si nuk u lodh… ?!!
Disa here hapej ndonje grile dritareje, me duhej ta mbyllja. Kur ndryshonte drejtimin era, shiu e gjente nje menyre per te hyre nga dritaret, keshtu qe per nje kohe te gjate m’u desh te qendroja me lecke ne dore qe te mos kishim shume uje neper dhoma…
Nga ora 2 mendova se po perfundonte. Disa makina dhe ndonje “guximtar” dolen ne rruge. Kjo periudhe nuk zgjati shume, pas nje gjysem ore gjithcka filloj nga e para. Era u be me e “terbuar” dhe shiu me i vrullshem…
Pati nje moment kur filloj te degjohej edhe nje zhurme tjeter. Ishte si nje zhurme helikoperi qe zgjaste rreth 30 sekonda dhe pushonte, pas disa minutash fillonte perseri. Miku im, Dr. Ramirez, me sqaroj se: “kjo eshte zhurme e tornadove qe krijohen brenda hurricanit, keshtu qe s’duhet te jemi shume larg nga syri i tij”. Duket qe eshte pervoje kubaneze dhe i besova plotesisht.
Gjithsesi nga ora 6 filloj ta ule ritmin dhe nga ora 8 e darkes ishte nje shi si ne Shkoder dhe ere si ne Lezhe… 😉
Ne darke dolem jashte te shikonim rreth e rrotull per demet. Nje peme ishte rrezuar nga krahu tjeter i makines time, mesa duket e dinte qe ishte blere me lek hallalli 🙂
(…fotot do i vendos ndonje dite tjeter)
Gjithsesi mbaroj kjo dite e lodhshme. Rame per te fjetur dhe veshet vazhdonin te oshetinin akoma…

Dita e dyte, e enjte, 21 Shtator
Megjithese spitalin e kishim shume afer, vendosem qe te shkojme me makine qe te mos lageshim. Ate dite isha mjek roje. Rruget pothuajse te permbytura, semaforet nuk punonin, dege , mbeturina dhe peme neper rruge. Radioja e makines nuk kapte asnje stacion, per televizorin as qe behej fjale. Ne spital ishte si gjendje lufte. Ashensori dhe kondicioneri s’punonin, dhomat e te semureve me uje, te semuret neper korridore, neper kate vetem disa drita kryesore, neper shkalle ngjiteshim me elektrik dore, per kompjuterat besoj se e kuptoni, as qe behej fjale, ishin mbuluar me plasmas qe te mos pikoheshin nga uji …ne urgjence i bera nja dy qepje plagesh, njeren per shefin e rezidenteve Dr N. me elektrik dore…
Gjithsesi edhe ajo dite u mbyll duke mos pasur uje, pompa qe furnizonte spitalin u prish. Era e rende, djersa dhe lageshtia e ajrit ishin bere pothuajse te padurueshme.

Dita e trete, e premte 22 Shtator
Paraditen e kaluam me gjume dhe mbasditen duke u marre me thashetheme se kush e cfare e si mund te kishte ndodhur….ishalla ishte vetem hurricane dhe nuk ishte ndonje asteroid, se mundesi tjeter s’kishte…te jete shteti aq i pafuqishem sa te mos kete asnje info asnjeri !!! Bile edhe disa police qe i pyetem ne rruge ngrinin supet dhe s’e kishin idene se cfare kishte ndodhur dhe sa i madh ishte demi,,,,
Megjithese isha me bilete te prere, ishte e pamundur te shkoje ne aeroport, bile nuk e dija nese ishte i hapur apo jo… Nuk me ecin surprizat, kjo ishte bileta e dyte qe e dogja per ne Florida, te paren me Irmen.
Gjithsesi ne darke u ulem duke pire ndonje gote vere dhe duke konsumuar ushqimet e frigoriferit qe po shkrinin gradualisht.
Nje dite para se te fillonte hurricani dhe ne ditet ne vazhdim nuk mund te shitej dhe te blihej alkool….shtet i forte !! :p
Ne darke pame nje film qe Dr Vasquez, nje miku im nga Miami, e kishte downloadur per keto dite pa drita, dmth e pame nga kompjuteri 🙂
Edhe kete dite nuk u duk kembe njeriu neper rruge, (per te punuar e kam fjalen), ose ndonje makine pune e elektrikut apo ndonje excavator a dicka e tille, vetem policet e shkrete ishin ne krye te detyres…pa semafor dhe me rrezik kriminaliteti te shtuar…

Dita e katert, e shtune 23 Shtator
Ishte bere dicka normale te laheshe me bidona ne mengjes, sikur u mesuam 🙂
Ate dite shkuam ne Mayagues, nje qytet afer, per te pare se cfare kishte ndodhur. Peme dhe shtylla te rrezuara ngado. Shtepite nuk ishin demtuar, dmth kishte ndonje tek tuk qe ishte e mbuluar me llamarina qe mund t’ja kishte marre era, por pergjithesisht shtepite ketu jane me tarace dhe dritaret i kane me kangjella, pra jane shtepi te forta me blloqe betoni.
Kur u kthyem ne Yaucu, patem fat, gjetem nje klub te hapur qe po “thyente” ligjin dhe po shiste birra, 1$ kanacja…me te vertet hallall, nuk po perfitonte nga situata dhe po bente tregti te ndershme qe t’i ulte njerezve “stresin” qe i kishte mberthyer.
Pime disa dhe kusurin vazhduam ta pinim ne shtepi duke pare film ne kompjuter.

Dita e peste, e diele 24 Shtator
U zgjova heret pas nje nate me zagushi dhe vendosa te shkruaja nje ditar per keto dite, se pastaj ngjarjet vijne edhe harrohen.
Me ne fund nje Burger King eshte i hapur, mund te shijonim nje mengjes me veze te skuqur…bile me vone gjetem edhe nje kafe “lagjeje”, dmth na shijon kur e bejne te tjeret dhe e paguan, se per kafe nuk ishim keq 🙂
Beme disa foto neper qytet, nga parku, stadiumi, bashkia etj….peme te thyera dhe permbytje ne zonat afer lumit. Sot pashe dy makina te elektrikut qe po riparonin nje shtylle. Pra gjerat kishin filluar te leviznin….
Me vone fillova t’i mesoj edhe 500-sh miqve te mij ketu….shtynim kohen si dite e djele qe ishte…
Mbasdite shkuam nga Qendra operacionale. Aty kishin ardhur disa trupa amerikane (FEMA) dhe do te fillonin te vleresonin demet qe ishin shkaktuar. Viziten e pare e filluan me spitalin. Aty patem mundesine te komunikonim me ta dhe brenda pak minutash na lidhen me nga nje numer qe kerkuam permes telefonave te tyre satelitor.
Keshtu qe nje merak te madh e hoqem, treguam qe jemi gjalle edhe te forte dhe arritem te lidhemi me familjet tona… 🙂
Ato na informuan gjithashtu se zona me e demtuar eshte zona verilindore e ishullit, pra , ne jugperendim ku jemi ne, demet jane me te vogla!!
Gjithsesi iku edhe nje dite. Sot jemi pak me te relaksuar pasi te pakten arritem te lidhemi per disa sekonda me familjet….
Neser dite e re, jave.e re, kismet ri….keshtu e mbyllem me nga nje gote ver kete jave me mikun tim Dr Vasquez, pasi Dr Ramirez ishte roje 24 ore sonte…

Dita e gjashte, e hene 25 Shtator
Ne spital. Kishte filluar t’i kthehej funksioni. Ishte me i paster, njerezit pak me te qeshur, pak me teper drite….gjithsesi me duket se e mora m’sysh. Kur po qepja nje plage tek urgjenca, pati nje moment qe iken dritat dhe e vazhduam punen me elektrik dore. Per momentin m’u kujtua Spitali Ushtarak ne Tirane dhe Spitali i Shkodres ne vitin 1997….
Neve na thane se mund te qendrojme ne shtepi, pasi ka pak te semure dhe nje mjek roje mjafton. Se cfare mund te bejme ne shtepi nje Zot e di, te pakten shtynim kohen ne spital…

Dita e shtate, e marte 26 Shtator
Sot me ne fund pashe disa njerez qe kishin dale neper rruge dhe po pastronin seriozisht deget dhe pemet e thyera, pashe nja dy makina plehrash dhe 5 police te shkrete qe meritonin shume respekt qe po perpiqeshin te mbanin rregullin ne nje kryqezim. Ky ishte shteti per momentin. Pastaj pashe rralle pa fund per benzine, me bidona e me makina, gjithashtu nje rralle me mbi 300 veta ne banke, per para “cash”.
Si shqiptar qe jam punoj me “cash” dhe shyqyr qe s’kam edhe nje hall me teper…
Radios i eshte shtuar edhe nje stacion me muzike, edhe kaq !
Nje nder linjat telefonike qe operon ne Puerto Rico ka filluar qe ne disa zona te kete sinjal, “Claro” e ka emrin, ndersa gjigantet e telekomunikacionit heshtin akoma !!
Lajmet gojore thojne se San Juani eshte me i shkaterruar, s’ka drite dhe uje, gjithashtu edhe aeroporti eshte i mbyllur, vetem per disa fluturime ushtarake…thashetheme !!
Nga spitali po i transferojne te gjithe pacientet. Kane ngelur edhe tre ne reanimacion. Me duket se spitali do te kthehet ne qender operacionale per FEMA-n, por me shume info do marr neser pasi jam mjek roje…

Dita e tete, e merkure 27 Shtator
Mjek roje. Puna vazhdon normalisht. Spitalet e tjera rreth e rrotull jane te mbushura ose ka veshtiresi transporti, keshtu qe s’mund te transferojme me paciente. Shyqyr te pakten kemi uje edhe drita neper disa dhoma dhe korridore. Kuptohet, ajri i kondicionuar, ashensori dhe kompjuterat nuk punojne….
Dreka edhe u shty disi me ushqim nga spitali, por darka me solli ne mend macen, konserve dhe disa biskota. Uje morem nga automati, mblodhem te gjithe leket e shkoqura nga ishin dhe nga s’ishin dhe bleme nja 12 shishe….mbijetese !
Depresione vjen e shtohet. Nje nder tre persona qan pa shkak dhe per gjera te vogla. Sigurisht qe s’hyj ne ate kategori dhe perpiqem te ruaj edhe ekuilibrat e njerezve qe me rrethojne !

Dita e nente, e enjte 28 Shtator
Pasi u ktheva nga spitali i beme nje pastrim rrenjesor frigoriferit. Dukej si i ri dhe na vinte keq ta linim bosh, keshtu qe e mbushem me konserva 🙂
Sot ishte teorikisht dita qe Tana do te vinte ketu, por sigurisht qe nuk duhet te jete nisur. Thojne se ka vetem 10 fluturime ne dite, dhe ato jane me teper ushtarake. Keshtu qe u bene 3 bileta te djegura per kete muaj, dmth te anulluar se parate do i marrim perseri.
Mbasdite u hap sinjali perseri per telefonat “Claro” dhe kisha mundesi qe te flisnja disa minuta me prinderit, kalamajte dhe Gentin…

Dita e dhjete, e premte 29 Shtator
Meqenese uji ne katin tone eshte stabilizuar, vendosa qe t’i derdh bidonat rezerve qe kishim mbushur, me eficience, – lava makinen qe ne mengjes .
Ley seca (ligji i thate, dmth pa alkol) – e mbaroj misionin e tij sot.
Gjithsesi shpresoj te gjej internet sot dhe ta hedh ditarin i cili ketu mbyllet per ju miqte e mi. Une do ta vazhdoj perseri, por besoj se kaq eshte mjaftueshem per Ju !
Arritem piken e fundit dhe besoj se ngritja ka filluar.
Dita e njembedhjete, e shtune 30 Shtator
Sot udhetova gati gjysem ore qe te gjeja internet, ne Ponce tek pika me e larte ne nje hotel
…..
Sugjerime !
1- Mos rrini ne nje shtet ku ka korrupsion dhe dembelizem !!
2- Mos e braktisni asnjeher shtepine se nuk i dihet, edhe s’mund te keni mundesi te ktheheni me aty ngaqe rruget bllokohen dhe permbyten….kuptohet, braktiseni menjeher nese e keni ne zona qe permbyten dhe qe jane ne rrezik !!
3- Mbani gjithnje disa para te thata, per ditet e lagura 🙂 $ cash!!!
4- Per ujin edhe benzinen e dini vete….sa me shume, aq me mire !
5- Konserva, qumesht pluhur, crackers, biskota, cereals per kalamajte. Oriz dhe makarona nese keni siguruar me pare nje ngrohese me gaz .
6- Nuk i dihet se cfare ndodh me catin, nje plasmas blu i forte eshte mire te jete ne ndonje cep shtepie private….nese nuk njihni ndonje roofer te mire 😉
7- Gjeneratori eshte nje investim qe ja vlen gjithnje…
8- Mos harroni ilacet per te semuret dhe nje mjek shok nuk eshte kurre i “tepert”.
9- Identifikoni personin qe ju jep stres diten e Hurricanit dhe keshillojeni qe te pije ndonje “Benadryl”….mund t’a pije edhe ndonje dite tjeter nese i vazhdon “alergjia”.
10- Mos harroni, rreziku nuk eshte hurricani, periudha me e veshtire eshte me mbrapa….xhami qe me ndante nga stuhia ishte xham i zakonshem dhe tek, not impact

 

 

Comments are closed.