Carlo Ancelotti është i pa punë, që kur u shkarkua javën e kaluar nga Bayern Munich

Trajneri italian, Carlo Ancelotti e ka konfirmuar se në 10 muajt e ardhshëm do të pushojë, duke refuzuar të marr drejtimin e ndonjë skuadre.

Italiani ditë më par u shkarkua nga Bayern Munich, por lidhej me një kthim të mundshëm në Milan ose me ndonjë skuadër kineze.

Por, është vet Ancelotti që e konfirmon se do të pushojë 10 muaj.

“Do të pushojë për 10 muajt e ardhshëm, pra nuk do të ketë një skuadër të re”, tha Ancelotti gjatë një takimi me gazetarë në Jerusalem, ku po merr pjesë në një akt bamirësie.