Manchester United ka mposhtur Benfican 2:0, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve

Skuadra angleze, Manchester United ka shënuar fitoren e katërt në katër ndeshje në Ligën e Kampionëve, kësaj radhe ndaj Benficas në Old Trafford me rezultat 2:0.

Golat për Unitedin në këtë ndeshje i shënuan Mile (autogol) dhe Blind nga pika e bardhë.

Pas kësaj fitoreje Unitedi ruan vendin e parë më 12 pikë në grupin A dhe i duhet vetëm edhe një pikë për kualifikim në fazën tjetër.