Deputeti i Nismës i cili po akuzohet nga prokuroria Sepciale për mashtrim me viza në seancën e Kuvendit ka fajësuar dy njerëz që e kanë hequr imunitetin e deputetëve.

Milaim Zeka tha se fajtorë për këtë janë presidenti aktual Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Për Zekën është shqetësuese fenomeni dhe standardi i akuzave nëpër instititucione por edhe nëpër studio televizive.

Duke iu referuar një emisioni televiziv ai ka thënë se babai i udhëheqësit të emisionit ka qenë gjyqtar në kohën e komunizmit, i cili ka dënuar shumë shqiptarë.

“Unë e kuptoj çdo ditë e më shumë se ne jetojmë në një shtet policor, ku një polic i thjeshtë mund të arrestojë pa asnjë argument çdo deputet të parlamnetit të Kosovës, edhe ta fyej dhe ta poshtëroj atë. Për mua si deputet është tepër shqetësuese fenomeni dhe standardi i akuzave që është futur qoftë nëpër institucionet e shtetit qoftë në parlament, duke akuzuar njëri tjetrin me termin si kriminel, vrasës. Por akoma më shqetësues është fakti kur këto akuza bëhen publikisht nëpër studio televizive tona. Më ka rastisë këto ditë të shoh në studion e një televizioni nacional, I cili para një kohe bënte thirrje publike për luftë qytetare, ku disa analistë deh gazetarë ishin ulur në studion e një njeriut dhe akuzonin deputetët siç është rasti I Berishës se gjoja kanë dashur me vra gazetarë… Për Flamur Kelmendin e kam fjalën”, tha Zeka.

Milaim Zeka ishte arrestuar për mashtrim me viza ndërkaq gjykata ndaj tij ka vendosur masën e arrestit shtëpiak ndërkaq i lejohet pjesëmarrja në seanca./KosovaPress/