Deputeti Glauk Konjufca ka akuzuar institucionet e Kosovës se kanë pranuar gjyqtarët dhe prokurorët e rinj serbë me rekomandim të Serbisë.

Sipas Konjufcës, këtyre institucioneve duhet t’u vijë turp që kanë lejuar një gjë të tillë, ndërkohë që në dorë ka pasur edhe dokumente me të cilat sipas tij dëshmohet se ata janë emëruar nga presidenti Aleksandër Vuçiq.