Juventus ka shënuar fitore të lehtë ndaj SPAL me rezultat 4:1, ndërsa Roma ka mposhtur Crotonen 1:0

Skuadra e Juventusit ka vazhduar me fitore në Serie A, duke mposhtur SPAL-in me rezultat 4:1, ndeshje kjo në kuadër të javës së 10’ të Serie A.

Golat për Juventusin në këtë takim i shënuan Bernardeschi, Dybala, Higuain dhe Cuadrado, ndërsa për mysafirët shënoi Paloschi.

Pas kësaj fitoreje Juventus mbetet në vendin e tretë më 25 pikë, një më pak se sa Inter dhe tri më pak se sa Napoli.

Në ndeshjen tjetër Roma ka mposhtur Crutonen me rezultat minimal 1:0, me golin e vetëm të shënuar nga Perotti nga pika e bardhë.

Pas kësaj fitoreje Roma renditet në vendin e pestë me 21 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.