Grupi terrorist, Shteti Islamik (ISIS) ka kërcënuar me sulme terroriste gjatë Kupës së Botës “Rusia 2018”

Në fotografitë e publikuara ku njoftohet për sulme terroriste në Kupën e Botës, ISIS ka përdorur një foto të sulmuesit të Barcelonës, Leo Messi.

Argjentinasi paraqitet si i burgosur, por me surin e majtë të përgjakur, ku edhe paralajmërohen sulme.

Po ashtu është paraqitur edhe një foto tjetër, ku një ushtar i ISIS-it është me dinamit dhe përpara ka një stadium futbolli.

Ky grup terrorist sulme të tilla kishte paralajmëruar edhe për Kupën e Botës të vitit 2014 dhe Euro 2016, por nuk kishte ndodhur ndonjë.