Inter ka fituar më vështirë se sa pritej ndaj Veronas 1:2, në kuadër të xhiros së 11’ të Serie A

Skuadra e Luciano Spallettit vazhdon ecurinë e fitoreve në Serie A, kësaj radhe ndaj Veronas me rezultat 1:2.

Golat për Interin në këtë takim i shënuan Borja Valero dhe Ivan Perisic, ndërsa për vendësit shënoi Pazzini nga pika e bardhë.

Pas kësaj fitoreje Inter kthehet në vendin e dytë më 29 pikë, dy më pak se sa Napoli në vendin e parë.