Inter ka shënuar fitore prej 3:2 ndaj Sampdorias në kuadër të xhiros së 10’ të Serie A

Skuadra e Interit ka vazhduar me paraqitje fantastike në Serie A, duke mposhtu Sampdorian me rezultat 3:2.

Inter shënoi tre golat e parë me anë të Skrinari dhe Icardi dy, por në fund Sampdoria u kundërpërgjigj me dy gola të Kownacki dhe Quagliarella, por që nuk ishin të mjaftueshëm për një pikë.

Pas kësaj fitoreje Inter merr vendin e parë më 26 pikë, një më shumë se sa Napoli që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.