Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Besar Halimi ka shënuar dy gola në fitoren 3:1 të Brondbyt ndaj Randers

Besar Halimi ka vazhduar të shkëlqejë për skuadrën e tij Brondby, ku ka shënuar dy gola në fitoren e sontme ndaj Randers me rezultat 3:1.

Halimi shënoi golin e dytë dhe të tretë, për të dërguar skuadrën e tij në krye të kampionatit danez me 30 pikë, një më shumë se sa Midtjylland dhe Nordsjaelland me nga 29 pikë. /Express/