Franca ka shënuar fitore 2:1 ndaj Bjellorusisë për t’u kualifikuar direkt në Kupën e Botës

Kombëtarja franceze e ka siguruar direkt kualifikimin në Kampionatin Botëror, pas fitores prej 2:1 ndaj Bjellorusisë.

Të dy golat për Francën u shënuan në pjesën e parë me anë të Griezmann dhe Giroud, ndërsa golin e vetëm për Bjellorusinë e shënoi Saroka.

Pas kësaj fitoreje Franca forcon vendin e parë me 23 pikë, katër më shumë se sa Suedia dhe Holanda ën vendet dy dhe tre.