Kompania Facebook njoftoi se do ta bëjë më transparent reklamimin në këtë rrjet social dhe do të verifikojë reklamuesit, sidomos ata për politikë dhe zgjedhje.

Rrjeti shoqëror dëshiron të dihet qartë se kush paguan reklamat politike.

Vendimi është marrë në prag të dëshmisë në Kongresin amerikan mbi pohimet për përfshirjen ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Drejtuesit e Facebook thanë se do të verifikojnë edhe blerësit e reklamave politike në zgjedhjet federale, transmeton KosovaPress.

Në këtë rrjet shoqëror do të vendoset grafika në të cilën përdoruesit mund të klikojnë për të ditur se kush ka paguar reklamën politike.

Facebook do të rrisë transparencën e të gjitha përmbajtjeve të reklamave, jo vetëm politike, në mënyrë që përdoruesit të konfirmojnë se kush qëndron prapa tyre.