Kandidati i pavarur Bekim Jashari ka fituar bindeshim në Skenderaj, në garën për kryetar komunash, sipas rezultateve që i ka bërë të ditur DnV’ja.

Jashari ka marrë 83.7 përqind të votave, sipas këtyre rezultateve preliminare, raporton Gazeta Express.

Pas Jasharit, është radhitur kandidati i AKR’së Musa Dervishaj, me 9.32%. I treti ka dalë kandidati i LDK’së, Isa Fejzullahu. Ndërsa i fundit Hysni Mahani i VV’së.