Bayern Munich ka marrë vetëm një barazim 2:2 me Hertha Berlinin në udhëtim, në kuadër të Bundesligës gjermane

Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich nuk ka arritur ta mbaj epërsinë prej dy golave ndaj hertha Berlinit, pasi në fund ka barazuar 2:2.

Bayern shënoi fillimisht dy gola me anë të Hummels dhe Lewandowskit, por Hertha arriti të shënonte dy gola për rezultatin final 2:2.

Kjo ishte ndeshja e parë pas shkarkimit të Carlo Ancelottit dhe skuadra arriti vetëm një barazim.

Pas kësaj ndeshje, Bayern mbetet në vendin e dytë më 14 pikë, pesë më pak se sa Borussia Dortmund në vendin e parë.

 

Comments are closed.