Bayern Munich do të tentojnë transferimin e Gianluigi Donnarumma-s ose të Marc-Andre Ter Stegen nëse rikthimi i Manuel Neuer nuk ndodhë gjatë janarit.

Neuer pritej të rikthehej në fushën e lojës gjatë janarit, pas thyerjes së këmbës, por sipas mediave gjermane, ai nuk do të jetë i gatshëm për lojë deri në mars të vitit 2018, transmeton KosovaPress.

Sven Ulreich ka dështuar të impresionojë gjatë mungesës së Neuer, dhe Mundo Deportivo raporton se kampionët gjerman janë të gatshëm të investojnë në një portier të ri gjatë janarit.

Donnarumma ose Ter Stegen shihen si zgjidhjet e para të gjermanëve, por transferimi i këtyre dy portierëve pritet të jetë i vështirë, dhe si opsion më i mundshëm thuhet të jetë portieri i Athletic Bilbao, Kepa Arrizabalaga. /KosovaPress/