Barcelona ka shënuar fitore prej 3:1 ndaj Olympiacosit në Ligën e Kampionëve

Skuadra e Barcelonës ka shënuar edhe fitoren e tretë në Grupin D, duke mposhtur në Camp Nou Olympiacosin me rezultat 3:1.

Golat për Barcelonën i shënuan Nikolaou (autogol), Messi dhe Digne, ndërsa për mysafirët shënoi Nikolaou.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Juventus ka shënuar fitore të vështirë prej 2:1 ndaj Sportingut, me golat e Pjanic dhe Mandzukic, ndërsa për mysafirët shënoi Alex Sandro (autogol).

Pas këtyre dy ndeshjeve Barcelona mban vendin e parë me 9 pikë, ndërsa Juventus vendin e dytë me 6 pikë.