Leo Messi mbrëmë shënoi golin e tij të 100 në garat evropiane, në ndeshjen ndaj Olympiacosit

Ylli i Barcelonës, Leo Messi tashmë ka arritur në kuotën e 100 golave në garat Evropiane, prej tyre 97 në Ligën e Kampionëve dhe tri në Superkupën e Evropës.

Skuadra e preferuar e argjentinasit ka qenë Arsenal, të cilës i ka shënuar nëntë gola, ndërsa në vendin e dytë renditen Milan dhe Celtic me nga tetë gola.

Pas tyre renditen Manchester City dhe Ajax me nga gjashtë gola.

Më shumë gola se Messi në Evropë ka vetëm Cristiano Ronaldo, i cili në total ka shënuar 113 gola.