Kandidati i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i cili gjithnjë ka thënë se i do vetëm votat e shqiptarëve, sot ka hequr maskën e tij duke kërkuar edhe votat e maqedonasëve të VMRO-së në Tetovë. Ai në proflin e tij në Facebook kërkon ndryshim edhe atë me votat e VMRO-së.

Kasami ju është drejtuar simpatizuesëve të VMRO-së duke i thirrur se ndryshimi bëhet bashkë duke sakrifkuar për të mirën dhe të bukrën.

Ndryshe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami është edhe kandidat për kryetar komune i cili pësoi humbje të thellë ndaj Teuta Arifit në raundin e parë edhe atë me një rezultat tepër të madh. I gjithë ndëshkimi i Kasamit ishte me votë shqiptare andaj në rethin e dytë Kasami kërkon ndihmë nga simpatizuesit e VMRO-së për tju afruar Teuta Arifit, por numrat e VMRO-së në Tetovë e thonë të kundërtën.

Ndryshe raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet me 29 tetor./TetovaSot/

Ja postimi i Bilall Kasmit në gjuhën maqedone