Ligji për përdorimin e gjuhëve, me të cilin zyrtarizohet gjuha shqipe në nivel të organeve shtetërore, përfundimisht nis rrugëtimin procedural drejt miratimit në Kuvendin e Maqedonisë.
Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, deputeti i BDIsë, Artan Grubi, ka thirrur seancë të këtij komisioni për të nisur shqyrtimin publik të këtij ligji të shumëpritur dhe të shumëpërfolur.
Grubi me opinion.al ka ndarë ftesën zyrtare të komisionit që ai e drejton në Kuvend me të cilin fillon procesi përfundimtar për procesin e zyrtarizimit të gjuhës shqipe në Maqedoni.
Seanca publike do të mbahet të martën, më 5 shtator 2017, me fillim në ora 10:00 në sallën Boris Trajkovski në Kuvendin e Maqedonisë.
Grubi ka ftuar edhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në vend, shoqërinë civile, botën akademike si dhe mediat për të siguruar debat të gjërë, transparencë dhe gjithëpërfshirje në miratimin e këtij ligji që buron nga marrëveshja e Ohrit dhe Deklarata e Përbashkët e partive parlamentare shqiptare.
Pasi të kalon procedurat ligjire në komisionet e kuvendit, ligji për gjuhën shqipe paraqitet në seancë plenare për lexim të parë me 13 shtator 2017 pur t\\\\\\\’u rikthyer edhe njëherë në Komisionin amë për Çështje Evropiane për lexim të dytë, ndërsa pritet të miratohet në Kuvend para datës 25 shtator kur nis edhe fushata zgjedhore pēr zgjedhjet lokale të 15 tetorit në Maqedoni.