Francesco Totti po mendon që të bëhet trajner. Ai do të nis kursin për trajner së shpejti

Cila do të jetë e ardhmja e Francesco Totti? Është e vështirë të thuhet, shkruan portali italian, Calciomercato.com.

Ish ylli i Romës, aktualisht është menaxher i ekipit, por në fund të sezonit mund të ndryshoj mendjen, përcjell Express.

Totti edhe zyrtarisht, me 18 shtator, do ta nis kursin për trajner, përkatësisht për tu pajisur me licencës B të UEFA-së.

Totti, i cili deri para disa muajve kishte mohuar kategorikisht që do të bëhej trajner, mund ta nis karrierën si shef i shtabit teknik te ndonjë skuadre.