Benzema, Vallejo, Kovacic, Theo, Marcelo dhe Kroos do të mungojnë kundër Aleves për shkak të lëndimeve.

Zinedine Zidane ka publikuar listën prej 19 lojtarëve të ftuar për ndeshjen kundër Alavesit, që do të zhvillohet në kuadër të xhiros së gjashtë në La Liga.

 Në këtë ndeshje do të mungojnë gjashtë lojtarë për shkak të lëndimeve: Karim Benzema, Jesus Vallejo, Mateo Kovac e Theo Hernandez, Marcelo dhe Toni Kroos nuk do të jenë në gjendje të ndihmojnë “Los Blancos” për t’u rikthyer te fitorja pas humbjes shokuese ndaj Betis në “Santiago Bernabeu”.

Për këtë ndeshje është ftuar lojtari i akademisë, Tejero, ndërsa Zidane ka thirrur edhe një lojtar tjetër të akademisë të promovuar këtë vit në ekipin e parë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë, Achraf, që do të zëvendësojë të larguarin, Danilon, përcjell Gazeta Express.

Këta janë 19 lojtarët e ftuar nga Zidane: