Afati kalimtar në Premierligë tash e tutje do të mbyllet para hapjes së sezonit
Klubet e Premierligës janë pajtuar që afati kalimtar të mbyllet para nisje së sezonit të ri.
Kështu, tash e tutje afati kalimtar në Premierligë do të mbyllet me 9 gusht në ora 17:00, raporton Caliomercato.com, përcjell Express.
Në shumicën e ligave të mëdha evropiane afati kalimtar mbyllet me 31 gusht. Por, klubet angleze kanë kërkuar që ky afat të mbyllet më herët, për shkak të konsolidimeve të ekipeve.