Agon Mehmeti është transferuar te skuadra angleze, Oxford United

Sulmuesi kosovar, Agon Mehmeti karrierën do ta vazhdojë në Ligën e tretë të Anglisë, përkatësisht te skuadra e Oxford United.

 Ish sulmuesin e Kombëtares shqiptare në Oxford United e ka transferuar pikërisht trajneri i kësaj skuadre, Pep Clotet. Ky i fundit ka punuar me Mehmetin te Malmo.

“E njoh personalisht, është një profesionist i mirë. Ai është mësuar të luajë në nivele të larta. Ka luajtur ndeshje në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës”, ka deklaruar Clotet.

Mehmedi së fundi ishte pjesë e klubit turk, Gencerbirligi, derisa më herët ka luajtur në Palermo, Norava e Olhanens, Stabæk.