Marcos Llorente ka rinovuar kontratën me Real Madridin deri në vitin 2021.

Real Madridi ka bërë të ditur se mesfushori, Marcos Llorente, ka rinovuar kontratën me “Los Blancos” deri në vitin 2021.

 Lojtari që rrjedh nga akademia e Realit, sezonin e kaluar ishte i huazuar te Alaves ku tregoi se e pret një e ardhme e ndritur.

Llorente do të nënshkruajë kontratën e re nesër në ora 14:00 dhe më pas do të paraqitet para mediave në “Santiago Bernabeu”.

Llorente, që deri më tani këtë sezon ka bërë tri paraqitje për “Los Blancos”, gjatë verës u kërkua nga Atlético Madridi, Sevilla, Chelsea dhe Tottenhami, por Reali beson se 22 vjeçari do të jetë aset i rëndësishëm për ta në të ardhmen.

Marcelo (2021), Benzema (2021), Isco (2022), Lucas Vázquez (2021), Bale (2022), Kroos (2022), Modric (2020) dhe Cristiano (2021), Reali ka blinduar ekipin e së ardhmes.