Edhe zyrtarisht Gianni de Biasi është trajner i skuadrës spanjolle, Alaves.

Alaves ka njoftuar se ka emëruar trajner të ekipit të parë ish përzgjedhësin e Kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi.

 “De Biasi është emëruar trajner i klubit deri në fund të sezonit me mundësi vazhdimi për një vit tjetër”, shkruhet në njoftimin e klubit spanjoll.

“Ai vjen te Alaves pas aventurave në Serie A, La Liga dhe në nivelin internacional me Shqipërinë. Me këtë të fundit u kualifikua për herë të parë në histori në një Evropian, morën pjesë në Euro 2016. Mirë se vjen De Biasi”