Karim Benzema e ka vazhduar kontratën me Real Madridin

Real Madrid ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Karim Benzeman për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2021.

Los Blancos ka njoftuar se të enjten në ora 14;00, me orën lokale, Benzema do të mbajë një konferencë për media në Santiago Bernabéu.

Benzmea ishte transferuar në Madrid në vitin 2009 nga Lyon. Ai deri më tani ka luajtur rreth 250 ndeshje me Real Madridin dhe ka shënuar 122 gola.