Barcelona ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Carles Alena për vazhdimin e kontratës

Skuadra katalunase dhe mesfushori i talentuar, Carles Alena kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës edhe për tre sezone.

Alena këtë sezon është përfshirë në skuadrën e parë të Barcelonës, pas paraqitjeve të mira në Barcelona B.

“Kemi arritur marrëveshje me lojtarin Carles Alena për vazhdimin e kontratës edhe për tre sezone tjera”, thuhet në njoftimin zyrtar të Barcelonës.

Barcelona po ashtu njofton se Alenas i është vendosur një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurove.