Januzaj ka probleme me gjurin e djathtë dhe nuk është ftuar për ndeshjen me Real Betis.

Lajmi është zyrtarizuar nga klubi i Real Sociedadit e cila thekson se Adnan Januzaj, ka probleme me gjurin.

“Pas ndeshjes me Zenitin, rreth tre orë më vonë, lojtari ndjeu dhimbje të forta në gjurin e djathtë. Ai ka probleme me miniskusin e jashtëm. Plani është që lojtari të bëjë pushim dhe të merret me ushtrime fizike. Data e rikthimit do mësohet varësisht se si shkon rikuperimi i Januzaj. Ky informacion është publikuar me pajtimin e lojtarit”, shkruhet në njoftimin e Sociedad.

Januzaj do të mungojë në sfidën e nesërme që Real Sociedadi e zhvillon me Real Betis.