Pjesa perëndimore e Shteteve të Bashkuara po përjeton një valë të re nxehtësie dhe zjarre të fuqishme.

Në San Francisco u regjistrua të shtunën temperatura më lartë për shtatorin, 38 gradë Celsius. Një ditë më parë, qyteti përjetoi ditën më të nxehtë që ka patur ndonjëherë, temperaturën 41 gradë Celsius.

Temperatuarat e nxehta fuqizuan zjarret në zonën e Los Anxhelosit; Kryetari Bashkisë tha se një zjarr i madh që përfshiu veriun e qendrës së qytetit, ishte më masivi në historinë e tij. Zjarrfikësit thanë se zjarri kishte shkatërruar dy shtëpi.

Kryetari i Bashkisë Garcetti lëshoi urdhër për evakuimin e më tepër se 700 shtëpive, ndërsa zjarrfikësit luftuan me flakët që kishin përfshirë një sipërfaqe prej 20 kilometrash katrore në zonat malore, ku ndodhet Parku Kombëtar i Josemiteve. Nuk ka njoftime në se disa nga pemët e rralla të këtij parku janë djegur nga zjarri.

Temperaturat e larta kanë shkaktuar zjarre edhe në shtetet Uajoming, Dakota e Jugut dhe Montana. /voa