Zidane shpreson që Enzo mos të shënojë gol kundër Real Madridit.

Pas humbjes shokuese në “Santiago Bernabeu” 0:1 ndaj Real Betis, Real Madridi do të kërkojë të këndellet në sfidën kundër Alaves.

Kjo do të jetë ndeshje e veçantë për Zinedine Zidane, pasi për kundërshtarët do të luajë nga minuta e parë djali i francezit, Enzo Zidane.

Zizu shpreson që Enzo nuk do të shënojë kundër “Los Blancos”, teksa është i lumtur me punën që po bënë te Alaves.

“Shpresoj se nuk do të shënojë. Nuk e di nëse do të jetë e çuditshme përballja kundër tij, por jam i lumtur për të sepse po bën punë të mrekullueshme”, tha Zizu.

“Do t’i kem ndjenjat e mia, por ndeshja është Alaves kundër Real Madridit dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”.

“Enzo është shumë konkurrues, ashtu si unë. Jam duke shikuar evoluimin e tij si lojtar, por gjithmonë i flas si baba. Nuk jam trajneri i tij dhe nuk mund ta këshillojë asgjë për futboll. Kur flasim, nuk ka asgjë më shumë se bisedë mes babait e djalit”, shtoi Zizu