Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se nuk mund ta paramendojë La Ligan pa Barcelonën
Kataluna është duke bërë përpjekjet e fundit që të shkëputet nga Barcelona dhe të krijojë shtetin dhe ligën e saj të futbollit.
Pikërisht për këtë, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane tha se nuk e do një ligë pa Barcelonën.
“Ka njerëz që duan që Barcelona të mos jetë në La Liga e disa të tjerë duan që të jetë. Unë si njeri që e dua futbollin dhe këtë sport, nuk e dua një ligë pa Barcelonën”, tha Zidane gjatë konferencës për media.