Zidane thotë se ka rinovuar kontratën me Realin.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka vazhduar kontratën me kampionin evropian. Francezi ka njoftuar në një konferencë për media se ai ka vazhduar kontratën sikurse disa futbollistë që bënë javëve të fundit.

“Sa i përket renovimit, tashmë ka përfunduar, por nuk do të thotë asgjë. Unë brengosem për ngjarjet dita-ditës dhe nuk e kam mendjen përtej kësaj, është e komplikuar”, ka thënë Zidane.

Zidane është trajner i Realit që nga janari i vitit 2016 dhe ka fituar dy herë rresht Ligën e Kampionëve dhe më pas La Ligën në sezonin e dytë.

Ka fituar Kupën e Botës për Klube, Superkupën e Spanjës si dhe dy herë Superkupën e Evropës.

Deri më tani ka fituar shtatë tituj. Ky numër mund të rritet në dhjetor pasi do të luftojë për trofeun e Kupës së Botës për Klube.