Zidane shpreson ta ketë Ronaldon në superformë, pavarësisht moshës 32 vjeçare.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se në këtë moshë është e vështirë për Cristiano Ronaldon t’i përmirësojë statistikat e tij, por ka besim se do të shkëlqejë edhe këtë sezon.

“Është e vështirë për Cristianon që t’i përmirësojë statistikat, por ai është shumë ambicioz kështu që nuk do të ishte befasi nëse e bënë këtë”, tha Zizu.

“Jemi të lumtur që ai është rikthyer dhe shpresoj se kjo është hera e fundit që ndodh diçka e tillë”, shtoi Zizu.