Kuvendi zgjedhor i degës së Aleancës në Strugë, në punimet e të cilit merrte pjesë edhe kryetari Ziadin Sela, pas një debate siç e pohuan kuvendarët mjaft demokratik, e nominuan Ziadin Selën për kandidat për kryetar të komunës së Strugës, për zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

Me këtë rast, Ziadin Sela i faleminderoi kuvendarët dhe të pranishmit për besimin e dhënë, duke shprehur bindjen në fitoren e radhës.

Paraprakisht, me propozim të Komisionit zgjedhor, për bartës të listës së këshilltarëve në zgjedhjet lokale të 15 tetorit, është propozuar ushtruesi i detyrës së kryetarit të degës së Aleancës në Strugë, farmacisti Mr. Ymer Ymeri, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të plotësohet me anëtarët tjerë.