Bartësi i Listës së këshilltarëve të BDI-së në Komunën e Bërvenicës, Nazif Qazimi,  sot në një takim me gazetarë prezantoi Programin zgjedhor të BDI-së në këtë Komunë. Ai theksoi se në bashkëpunim me qytetarët është hartuar ky program I cili në bashkëpunim me kryetarin e ardhshëm të komunës do të realizohet. BDI si; dihet në Komunën e Bërvenicës nuk garon me kandidat për kryetar të Komunës dhe do të mbështes kandidatin e pavarur.

Qazimi theksoi se prioritet në punën e tij do të jetë infrastruktura rrugore dhe projekte tjera që do të zhvillojnë komunën e Bërvenicës.

“Prioritet I yni do të jetë zhvillimi I komunës dhe infrastruktura rrugore. Projektet që parashihen në programin tonë janë:

Përfundimi i asfalltimit të rrugës në fshatinTenovë perms fshatitduke filluar prej hyrjes kryesore dhe daljen  hyrjen e dytë tëfshatit. Asfalltimi i rrugës së varrezave që lidh fshatin Çellopek të Rime Çellopek të Epërm

Asfaltimi i rrugës kryesore Brenda në fshatin Miletinë.

Ndërtimi i rrugicave dhe trotuareve  me pllaka bekaton i në tëgjitha vendbanimet e Кomunës së Bërvenicës

Vendosja e mbrojtësve anësor në rrugën lokale në fshatinGurguricë

Ndërtimi i kanalizimit fekal dhe rrjetit të ujësjellsit në disa lagjenë fshatin Tenovë

Përfundimi i kanalizimit fekal në fshatin Miletinë, Radovec, Çellopek,

Ndërtimi i kanalizimit atmosferik në fshatin Tenovë

Përfundimi i shkollës fillore në fshatin Gurgrunicë

Rikonstruimi i shkollës në fshatin Miletinë,

Rikonstruimi i shkollës në fshatin Tenovë,

Rikonstruimi i shkollës në fshatin Radovec

Ndërtimi dhe pastrimi i kanaleve për  ujitje të tokës  bujqësore

Ndërtimi i rrugëve që lidhin Komunën tone me Komunën e Bogovinës

Ndërtimi i Sallës së Sportit në f.Çellopek i Epërm.

Vendosja e nxemjes qendrore ne shkollën qendrore në f.Çellopek i epërm dhe në f.Miletinë, si dhe shumw projekte tjera qw dpo tw jenw nw dobi tw qytetarwve, theksoi bartësi I listës së këshilltarëve të BDI-së ën Komunën e Bëvrnicës. Ai iu bëri thirrje qytetarëve të Komunës së Bërvenicës që të mbështesin Bashkimin Demokratik për Integrim.