Partitë politike janë drejt finalizimit të kandidaturave për zgjedhjet lokale. Për komunat më të mëdha të vendit partitë tanimë kanë zyrtarizuar kandidatët, ndërkaq nuk mungojnë as kandidaturat e tyre për qytetet më të vogla. Së fundmi Lëvizja Besa ka publikuar emrin e kreut të saj Bilall Kasamin si kandidat në komunën e Tetovës ndërkaq Aleanca në Tetovë do të dalë me Adnan Nezirin. Në garën për të parin e komunës së Tetovës, BDI-ja do të ketë kryetaren e deritanishme të këtij institucioni, Teuta Arifin, ndërkaq PDSH-ja e Menduh Thaçit në Tetovë do të garojë me Bardhyl Dautin. Pos partive shqiptare, VMRO-ja do të garojë në Tetovë me kandidatin e saj Goran Manajllovski.

Kandidatët për Tetovën

VMRO DPMNE – Tetovë, Goran Manajllovski

BDI – Teuta Arifi

BESA – Bilall Kasami

Aleanca për Shqiptarët – Adnan Neziri

PDSH – Bardhyl Dauti

Partitë shqiptare kanë zyrtarizuar tanimë kandidaturat e tyre edhe për Çairin, ndërkaq edhe LSDM-ja e Zaevit po shqyrton opsionet për kandidaturën e saj për në Çair. BDI në këtë komunë do të garojë me zv/ministrin e Arsimit Visar Ganiu, Besa me deputetin e saj Zeqirja Ibrahimin, ndërkaq Aleanca si kandidat për Çairin ka zgjedhur Faruk Avdiun.

Kandidatët për Çairin

BDI – Visar Ganiu

BESA – Zeqirja Ibrahimi

Aleanca – Adnan Neziri

Në qytetin e Gostivarit partitë politike do të garojnë me këta emra : VMRO me Dafina Stojanovskën, BDI me kreun e deritanishëm Nevzat Bejta, Lëvizja BESA do të garojë me Asaf Ademin, Aleanca për shqiptarët me ministrin aktual të Shëndetësisë Arben Taravarin ndërkaq PDSH-ja ende nuk ka vendosur nëse do të nxjerr si kandidat Gazmend Aliun ose Agron Zeqirin.

Kandidatët për Gostivarin

VMRO DPMNE – Dafina Stojanovska

BDI – Nevzat Bejta

BESA – Asaf Ademi

Aleanca për shqiptarët – Arben Taravari

Përpos partive shqiptare, në Haraçinë kandidat shqiptarë për këta zgjedhje lokale do ketë edhe LSDM-ja e cila tanimë ka zyrtarizuar kandidaten e saj Melekije Alimin për të fituar këtë komunë. BDI- ja në Haraçinën do të garojë me Isuf Bislimin ndërkaq nga Lëvizja Besa kanë zgjedhur Ali Ismailin. Aleanca në Haraçinë do të kërkojë një mandat përmes Isen Ramadanit.

Kandidatët për Haraçinën

LSDM – Melekije Alimi

BDI – Isuf Bislimi

BESA – Ali Ismaili

Aleanca për shqiptarët – Isen Ramadani

Edhe për Likovën partitë shqiptare kanë shpalosur tanimë kandidatët e tyre. BDI ka zgjedhur Erkan Arifin për tu përfaqësuar, Lëvizja Besa ka vendosur që në zgjedhjet e 15 tetorit të dalë me Shaban Zendelin, Aleanca me Bekim Afuzin do të kërkojë fitoren, ndërkaq PDSH përmes Bardhyl Dautit do të tentojë të marrë një mandat në këtë komunë.

Kandidatët për Likovën

BDI – Erkan Arifi

BESA – Shaban Zendeli

Aleanca për shqiptarët – Bekim Afuzi

PDSH – Bardhyl Destani

Për Komunën e Kumanovës pos VMRO-së asnjë parti tjetër nuk ka vendosur për kandidatin e saj. Ndërsa VMRO-ja opozitare ka zgjedhur Zoran Gjorgjievskin për garën në Kumanovë, LSDM-ja po shqyrton mundësinë e ygjedhjes mes kreut aktual Zoran Damjanovskit dhe deputetit të saj Maksim Dimitrievski. Nga partitë shqiptare deri më tash vetëm Aleanca për shqiptarët ka vendosur për këshillin komunal, ndërkaq siç flitet dega e BDI-së në Kumanovë ka përplasje dhe pakënaqësi brenda saj sa i përket listës për këshilltarë komunal.

Në bllokun politik shqiptarë gara më e nxehtë pritet të jetë në Tetovë ndërkaq nga në atë maqedonas, Qyteti i Shkupit dhe komunat që përfshinë kryeqytetin do të jenë bastioni i tyre kryesor.

Për Qytetin e Shkupit kandidatura deri tani kanë shpallur vetëm partitë maqedonase, edhe atë LSDM-ja me deputetin e saj Petre Shilegov ndërsa VMRO me kreun e deritanishëm Koce Trajanovskin.

Zgjedhjet lokale në vend do të mbahen më 15 tetor.