Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkodran Hoti, ka thënë se kjo qeveri do të jetë më e shkurtër, pasi fati i saj lidhet me votën e një deputeti.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se kjo qeveri do të jetë e qëndrueshme deri në momentin që një deputeti t’i prishet qejfi.

Postimi i tij i plotë:

32 deputetë VV + 26 deputetë LA + Korab Sejdiu + Zafir Berisha = 60 deputetë

Fati i kësaj qeverie lidhet me votën e 1 deputeti. Kjo qeveri është e qëndrueshme deri në momentin që një deputeti t’i prishet qejfi.  ???? ????

Kjo do të jetë qeveria më e dobët e më jetëshkurtër që e ka pasë Kosova ndonjëherë.