Sot u mbajt seanca e parë e legjislaturës së re të parlamentit.
Një ditë më parë Rama u dha urdhër deputetëve që të mos mungojnë në seancë, kjo për shkak edhe të votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.
Por ai që mungoi sot në seancë ishte deputeti i Divjakës, Erjon Braçe.
Pas zbardhjes së emrave të qeverisë së re, në media u përfol se Braçe mund të merrte postin e ministrit të Bujqësisë, por që si përfundim ai i kaloi ish zëvendëskryeministrit Niko Peleshi.