Prezantuesja e njohur e Top Channel, prej disa ditësh na ka treguar se po i kalon pushimet në Spanjë. Ajo ka pozuar pranë plazheve dhe pishinave luksoze me bikini dhe veshje plot ngjyra, duke ju përshtatur këtij destinacioni fantastik pushimesh.

Kush e shoqëron moderatoren? Sot ajo na ka treguar se është në një lidhje dhe na ka prezantuar me të dashurin e saj!

Të dy bashkë kanë pozuar teksa freskohen në pishinë, në këtë fundvere! Ndërkohë që çifti shijon pushimet në Spanjë, presim që Jona të na zbulojë më shumë mbi identitetin e tij!