Ylli i radhës që do të nënshkruajë kontratë të re në Real Madrid është Sergio Ramos.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” ka bërë të ditur se kapiteni do të nënshkruajë marrëveshje të re në Santiago Bernabeu deri më 2021.

Më 2015, Ramos kishte nënshkruar kontratë deri më 2020.

Tani me marrëveshjen e re, Ramos do të kalojë 17 sezone me fanellën e ekipit të Real Madridit.